Të ardhurat në rritje dhe standardet e përmirësuara të jetesës prej kohësh janë menduar të jenë faktorët më të rëndësishëm që kontribuojnë në një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.
Megjithatë, hulumtimet e reja nga Wolfgang Lutz dhe Endale Kebede nga IIASA dhe Universiteti i Vjenës i Ekonomisë dhe Biznesit (WU) kanë treguar se në vend të kësaj, niveli i arsimimit që një person e ka është parashikues shumë më i mirë i jetëgjatësisë, transmeton koha.net.
Në vitin 1975, Samuel Preston e zhvilloi Preston Curve (Kurba e Prestonit), e cila e llogariste GDP-në për person në aksin horizontal kundrejt jetëgjatësisë në aksin vertikal.
Kurba e tregon një trend të qartë por në rritje të jetëgjatësisë me rritje të GDP-së. Kurba gjithashtu zhvendoset lart me kalimin e kohës gjë që është shpjeguar me kujdes më të mirë shëndetësor.
Në vitin 1985, John dhe Pat Caldwell sugjeruan se vdekshmëria e reduktuar rezultoi nga një arsimim më i mirë i femrave. Në punimin e tyre të ri, Lutz dhe Kebede përdorën të dhëna globale nga 174 vende prej viteve 1970-2015 për t’i testuar dy hipotezat. Pyetja nëse të ardhurat apo arsimi janë më të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit dhe jetëgjatësisë, është një çështje e rëndësishme për politikëbërësit që vendosin se ku duhet t’i drejtojnë financimet.
Edhe
Çfarë e zgjat më shumë jetën, paraja apo studimi?
Lutz dhe Kebede gjithashtu e krahasuan jetëgjatësinë kundrejt viteve të shkollimit të popullsisë së rritur. Kurba e krijuar është shumë më lineare, duke sugjeruar se arsimimi është një parashikues shumë më i mirë. Nuk ka zhvendosje në rritje të kurbës që kërkon shpjegime nga faktorë të tjerë. Të dhënat iu nënshtruan analizave multivariate për t’i vërtetuar gjetjet. E njëjta lidhje u gjet kur kurbat ishin rregulluar për vdekshmërinë e fëmijëve.
Studiuesit theksojnë se arsimimi më i mirë çon në njohje të përmirësuar dhe nga ana tjetër në zgjedhje më të mira për sjelljet që lidhen me shëndetin. Dekadat e fundit kanë parë një zhvendosje në barrën e sëmundjes nga sëmundjet infektive në kronike, të fundit nga të cilat janë të lidhura kryesisht me stilin e jetesës. Me kalimin e kohës, lidhja mes arsimimit dhe zgjedhjes më të mirë shëndetësore, dhe me këtë edhe jetëgjatësisë së jetës, do të bëhet edhe më e dukshme, transmeton koha.net.
"Ky punim është më radikal sesa analiza e mëparshme në aspektin e sfidimit të pikëpamjes së gjithanshme se të ardhurat dhe ndërhyrjet mjekësore janë shtytësit kryesorë të shëndetit dhe madje tregon se asociimi empirik midis të ardhurave dhe shëndetit është kryesisht i pavërtetë", thotë Lutz.
Linjat e mëparshme të hulumtimit në Qendrën Wittgenstein, një bashkëpunim në mes të IIASA, WU dhe Vienna Institute of Demography, e kanë theksuar rëndësinë e përmirësimit të arsimimit për çrrënjosjen e varfërisë dhe rritjen ekonomike, si dhe aftësinë për t'u përshtatur me ndryshimet klimaterike. Këto gjetje e mbështesin më tej thirrjen për qasje më të mirë në arsimim.
Lidhja e dukshme në mes të shëndetit dhe të ardhurave e gjetur nga Preston mund të shpjegohet me faktin se edukimi më i mirë rezulton si në shëndetin më të mirë ashtu edhe në të ardhura më të larta.
Edhe
Studimi thotë: Shkollimi rrit jetëgjatësinë
"Gjetjet janë të rëndësishme për të gjithë komunitetin global të hulumtimit shkencor, dhe ato kanë rëndësi për të gjithë ata që janë të përfshirë në zhvillimin global dhe vendosin për shpërndarjen e fondeve për aspekte të ndryshme të zhvillimit", thotë Lutz, duke shtuar se financimi i edukimit cilësor për të gjithë botën duhet të jetë prioritet shumë më i lartë.
Legjenda: Kjo është një kurbë që e tregon marrëdhënien midis të ardhurave dhe jetëgjatësisë në vitet 1970, 1990 dhe 2010 (©Lutz/Kebede)