Shkencëtarët kanë krijuar minj me dy meshkuj biologjikë duke gjeneruar vezë nga qelizat mashkullore, një zhvillim që hap mundësi të reja radikale për riprodhim.
Kjo arritje mundet t’ia hapë rrugën trajtimeve për format e rënda të infertilitetit, si dhe të rrisë perspektivën joshëse që çiftet e të njëjtës gjini të jenë në gjendje të kenë një fëmijë biologjik së bashku në të ardhmen, shkroi Guardian.
Katsuhiko Hayashi, shkencëtar, parashikon se do të jetë teknikisht e mundshme të krijohet një vezë njerëzore e qëndrueshme nga një qelizë mashkullore brenda një dekade. Të tjerë sugjeruan se ky afat kohor ishte optimist duke pasur parasysh se shkencëtarët nuk kanë krijuar ende vezë njerëzore në laborator nga qelizat femërore.
Ekipi i tij tani po tenton që ta bëjë këtë arritje me qelizat njerëzore.
Kjo teknikë do të mund të aplikohej edhe te rastet e infertilitetit të rëndë, si gratë me sindromin Turner.
Minjtë e vegjël janë të shëndetshme dhe duket se kanë jetëgjatësi normale.
-
Shkencëtarët krijojnë minj nga dy qeliza mashkullore
-
Shkencëtarët krijojnë një embrion njerëzor pa vezore, spermatozoide apo fertilizim
-
Shkencëtarët transplantojnë qelizat e trurit të njeriut te minjtë për të studiuar sëmundjet
-
Njerëzit mund të kenë aftësi rigjeneruese
-
Shkencëtarët shërojnë diabetin e tipit 1 te minjtë, pa terapi që dëmton imunitetin