Për herë të parë, shkencëtarët kanë arritur të krijojnë minj nëpërmjet qelizave të dy minjve meshkuj, shkroi “Arabnews” të enjten.
Sipas studimit, kjo krijon një mundësi edhe për njerëzit, ndonëse ekspertët thanë se kjo funksionoi te minjtë, pa dhënë garanci nëse do të funksiononte edhe në gjallesa të tjera.
“Është një strategji shumë e zgjuar. Hap i rëndësishëm si në biologjinë e qelizave staminale, ashtu edhe në ato prodhuese”, deklaroi Diana Laird, eksperte e biologjisë në Universitetin e Kalifornisë në SHBA.
Studimi nisi kur shkencëtarët i morën qelizat e lëkurës nga bishti i minjve dhe i transformuan ato në “qeliza pluripotente”, që mund të zhvillohen në shumë lloje të ndryshme qelizash ose indesh.
Më pas, nëpërmjet procesit të rritjes dhe trajtimit të tyre me preparate mjekësore, ato u shndërruan në qeliza mashkullore.
-
Arrihet me minjtë, nga qelizat mashkullore shkencëtarët krijojnë minj të vegjël
-
Shkencëtarët transplantojnë qelizat e trurit të njeriut te minjtë për të studiuar sëmundjet
-
Njerëzit mund të kenë aftësi rigjeneruese
-
Shkencëtarët shërojnë diabetin e tipit 1 te minjtë, pa terapi që dëmton imunitetin
-
Ushtrimet fizike nuk forcojnë vetëm muskujt, ato ndryshojnë edhe trurin