Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Analiza e re e gjakut që parashikon jetëgjatësinë e pacientëve me kancer të trurit

Foto: Daily Mail

Shkencëtarët kanë zhvilluar një test gjaku i cili mund të ndihmojë të parashikohet se sa gjatë do të jetojnë pacientët të diagnostikuar me glioblastoma - kancerin agresiv të trurit i cili ia mori jetën Senatori të ndjerë amerikan John McCain.

Testi mund të detektojë nivelet e fragmenteve të thyera të ADN-së që qarkullojnë në gjak, shkruan “Daily Mail”.

Hulumtuesit në Universitetin e Pensilvanisë kanë zbuluar se njerëzit që kanë nivele më të ulëta të fragmenteve të ADN-së, të njohura si ADN pa qeliza (cfDNA), kishin gati dy herë më shumë jetë sesa ata me nivele më të larta, transmeton Koha.net. Po ashtu, hulumtuesit besojnë se zbulimi i tyre mund t’i ndihmojë doktorët të përcjellin mutacionet e shumta dhe të shpeshta që udhëheqin progresin e glioblastomës dhe e bëjnë atë shumë të vështirë për t’u trajtuar.

John McCain është diagnostikuar me glioblastoma - një formë më e zakonshme dhe më vdekjeprurëse e kancerit të trurit - në korrik të vitit 2017. Më 25 gusht të këtij viti, Senatori dhe ish-kandidati për president ka ndërruar jetë.

Koha mesatare e mbijetesës nga diagnoza është vetëm 15 deri 16 muaj – dhe për shumë pacientë, është më e shkurtër.

Njëra nga arsyet se pse glioblastoma është kaq vdekjeprurëse dhe aq e shpejtë, është trajtimi i vështirë i saj. Dhe glioblastoma është e vështirë për disa arsye.

Edhe Terapia e re që mund të ndihmojë kundër një prej kancereve më të vështira për t’u trajtuar Lifestyle Terapia e re që mund të ndihmojë kundër një prej kancereve më të vështira për t’u trajtuar

Tumoret e glioblastomës përmbajnë turma. Pjesë të ndryshme të sëmundjes kanë profile shumë të ndryshme dhe nxiten nga mutacione të ndryshme gjenetike, kështu që trajtimi që mban rritjen e një pjese të tumorit në krah mund të mos bëjë asgjë për pjesën tjetër - ose disa pjesë.

Kjo sëmundje tashmë është shpesh në fazat e saj të vonshme nga koha kur diagnostikohet dhe skanimet e trurit nuk janë mënyra më e mirë e përcjelljes se si sëmundja po përhapet dhe rritet.

Rezultati është se doktorët nuk e dinë saktësisht se çfarë apo ku ta kërkojnë atë dhe kanceri shpesh është një hap ose disa para përcjelljes dhe trajtimeve të tyre.