Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Aksesorët e flokëve

Një nga aksesorët më në trend aktualisht janë rrathët e kokës.

Në stinën e dimrit, përveç shalleve, kapelave të ndryshme dhe dorëzave, aksesorët tjerë zënë vend të veçantë në veshjet e gjithsecilit dhe kohën e fundit rrathët e flokëve janë ndër më të kërkuarit, raporton KTV.

Nga funksioni që e kishin si mbajtëse të flokëve, ky sezon tashmë rrathët e flokëve i sjell për të kompletuar pamjen.

Këto modele karakterizohen me ngjyra dhe materiale të llojllojshme nga ato më të përditshmet deri tek ato më elegante.

Sot, raftet e dyqaneve janë të mbushura plot e me modele të ndryshme.

Tregu kosovar ofron lloje të shumta të kapelave, rrathëve e beretave.

Edhe Vogue do më pak zhurmë e më shumë identitet në trendet e modës të vitit 2026 Lifestyle 6 muaj më parë Vogue do më pak zhurmë e më shumë identitet në trendet e modës të vitit 2026

Rritja e kërkesave ka bërë që të importohen e krijohen aksesorë në hap me trendët botëror.

Këta rrathë na kthejnë pas në kohë dhe tashmë shumë vajza i kanë ato pjesë të veshjeve të tyre.