Lidhja e kravatës është problematike për një pjesë të njerëzve. Sidomos, kur koha e takimit afrohet, e para pasqyrës ngrihen dilemat se si duhet lidhur.
Mirëpo, ky shqetësim tashmë është hequr. Dhjetëra njerëz të pasionuar pas kravatës, kanë dhënë zgjidhje online.
Para këtij “procesi”, kravata preferohet të jetë e kombinuar me rrobat dhe këmishën. Preferohet që kravata të jetë e gjatë deri në rrip, apo pak mbi të.
Ka lloje të ndryshme të dizajnit të kravatës dhe për këtë shkak, edhe format e lidhjes së tyre dallojnë. Në vijim i gjeni format e lidhjes së kravatës.