Lifestyle

Esencialet e gardërobës së kësaj vjeshte

Ndër gjerat esenciale për gardërobën e kësaj vjeshte janë atletet dhe xhinset të kombinuara me xhemper e shalle me ngjyra të ndryshme, raporton Vogue France.

Fundin e shkurtër me pala gjithashtu e kanë futur në listën e “esencialeve” vjeshtore i cili mund të kombinohet mirë me një palë këpucë të stilit “Mary Jane”.

Xhinset i ka futur të parat në listë redaktori i modës Alexandre Marain.

“S’ka asgjë më të mirë se një palë xhinse klasike të reja”, ka thënë ai duke shtuar se një palë të gjëra do t’i veshë gjatë të gjithë sezonit.

Bluzat pa mëngë po konsiderohen gjithashtu si esenciale nga fashionistat.

“Një bluzë pa mëngë e pa bretela e punuar me grep me ngjyra të ndezura të perit do ta vishja kur është ende pak ngrohtë jashtë e do ta kombinoja me një xhaketë të Teksasit apo ndonjë xhemper të hapur”, ka thënë Heloise Salessy një tjetër redaktore mode.

Sandalet janë në trend vjeshtor por nuk konsiderohen esenciale nga njohësit e modës për shkak se kur bën ftohtë nuk është e domosdoshme të vishet gjithçka që është “in”.

I domosdoshëm po konsiderohet xhemperi i punuar me gërsheta me ngjyrë kafe neutrale.

Një këso xhemperi njohësja e modës Marie Courtois ka thënë se do ta kombinonte me ndonjë fund nga mëndafshi apo sateni. Ajo gjithashtu ka cekur se një fundi i shkurtët me pala do t’i shkonte për shtati xhemperit bashkë me një palë këpucë të stilit “Mary Jane”.

Jelekët nga gardëroba e meshkujve janë një tjetër element që mund t’i shtohet dollapëve të femrave sivjet.

“Nëse jelekun keni vendosur ta kombinoni me një palë pantallona me të njëjtën ngjyrë apo model, nuk keni gabuar”, ka thënë njohësja e kulturës Manon Garrigues. Ajo gjithashtu ka thënë se nuk bëni gabim edhe nëse e kombinoni me xhinse.

Sa i përket atleteve këtë vjeshtë në trend janë klasiket “All star” nga Converse, stili “Chunky” nga brendi New Balance, kurse çizmet më “in” po konsiderohen format e thjeshta të stilit “Chelsea” që i përngjajnë atyre të brendit “Dr Martens”.

I fundit, por shumë i rëndësishëm është shalli.

"Këtë vjeshtë, do të doja të investoja në një shall të bukur. Qoftë ta vendos rreth qafës apo kokës, ky aksesor me të vërtetë përmirëson çdo veshje dhe i jep një sens të stilit ‘vintage’”. Ka thënë fashionista Chloe Castanheira.

Ajo gjithashtu ka treguar se i pëlqejnë veçanërisht ngjyrat me tone të ngrohta që ngjallin ngjyrat e sezonit.

{gallery}