Për ta ulë numrin e qenve endacakë, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) komunave do t’iu dhuroj mikroçipët për kafshët shtëpiake. AUV njëherit po e shqyrton mundësinë, që krahas mikroçipëve, të ndajë edhe vauçerë, transmeton Koha.net një raport të MIA.
Siç bëri të ditur drejtori i Agjencisë, Zoran Atanasov, Ligji është në procedurë kuvendore.
“Sterilizimi/kastrimi është propozuar me ndryshimet në Ligjin për mirëqenie të kafshëve i cili për momentin është në procedurë kuvendore. Ligji parasheh edhe rritjen e kompetencave të inspektorëve komunalë me çka do të intensifikoheshin kontrollet në raport me pronën përgjegjëse”, sqaroi Atanasov.
Sipas tij, me ndryshimet ligjore propozohet ndalesë për shitjen e kafshëve shtëpiake personave të mitur.
-
Trajtimi i qenve endacakë, nga AUV-i sërish te komunat
-
Problemi me qen endacakë, AUV-i fajëson institucionet komunale
-
Çipa identifikues për kafshët shtëpiake
-
Asociacioni i Komunave i kërkon AVUK-ut të merret me trajtimin e qenve endacak
-
Nis projekti për menaxhimin dhe kontrollin e qenve endacakë në Kosovë