Eksperienca ime e testimit pozitiv me koronavirus m’i goditi fort nervat e mia. Dy javë më parë unë shkruaja se nuk kisha simptoma të koronavirusit, por hodha poshtë një pneumoni në janar, sepse ishte disa javë para rasteve të para të konfirmuara të COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar.
Shumë prej jush keni treguar përvojat tuaja se keni pasur simptoma të ngjashme me COVID-19, disa prej nesh qysh në nëntor të vitit të kaluar, gjë që më ka nxitur të hulumtoj edhe më tej.
Por a është e mundur të dëshmohet kur koronavirusi goditi për herë të parë Mbretërinë e Bashkuar, dhe a ka rëndësi kjo?
Së pari, të kthehemi në fillim të identifikimit të rasteve.
Raportimi kinez
Kina ka raportuar një grup të rasteve më 31 dhjetor në vitin 2019, por më vonë i tha OBSH-së se simptomat më të hershme nga këta pacientë datojnë që nga 8 dhjetori.
Por sipas të dhënave të qeverisë të cilat nuk janë shpërndarë, janë marrë nga South China Morning Post (që, duhet të theksoj, nuk është parë nga BBC) rasti i parë në Wuhan mund të ketë qenë më 17 nëntor 2019, me disa raste të tjera në muajin e njëjtë.
Asnjë individ ende nuk është identifikuar si pacienti i parë i identifikuar me koronavirus.
Rastet e para të konfirmuara në Mbretërinë e Bashkuar u identifikuan më 31 janar, kur dy shtetas kinezë u testuan pozitivë në qytetin York.
Ata e kanë marrë virusin jashtë vendit. Rasti i parë i bartjes i konfirmuar brenda Britanisë ishte regjistruar në Surrey më 28 shkurt.
Por shumë njerëz janë duke dyshuar në afatin kohor zyrtar.
Autorja Catherine Mayer beson se është e mundur që burri i saj, tanimë i ndjerë Andy Gill, kitarist dhe bashkëthemelues i grupit “Gang of Four”, mund të ketë qenë njëri nga më të hershmit që është goditur nga pandemia COVID-19.
Ajo foli me shumë mërzi për vdekjen e tij në “Coronavirus Newscast”.