Pas shumë javëve të karantinuar në shtëpi, shtetet e ndryshme të botës janë filluar gradualisht t’i lehtësojnë masat e izolimit si pasojë e koronavirusit.
Kjo do të thotë se shumë njerëz mund t’i kthehen aktiviteteve sociale, të kalojnë më shumë kohë në ambient të hapur dhe një hap tejet i rëndësishëm për të gjithë, duket të jetë shkuarja te parukieri për t’i prerë apo rregulluar flokët.
Por para se të hiqni dorë nga masat mbrojtëse për shkak të entuziazmit për t’i lënë flokët tuaj në duart e profesionistëve, duhet t’ia parashtroni vetes disa pyetje.
A është e sigurt të shkosh në sallone të bukurisë? Nëse vendosni ta vizitoni parukierin tuaj, çfarë masa të sigurisë duhet t’i plotësojnë ata për mbrojtjen e klientëve?
Problemi më i madh me shkuarjen në sallone të bukurisë, ka të bëjë me mënyrën se si përhapet virusi, që është kryesisht përmes kontaktit të afërt me personat e infektuar me COVID-19, edhe nëse ata nuk shfaqin simptoma, transmeton Koha.
Në një sallon të bukurisë, njerëzit kryesisht qëndrojnë në distanca të afërta me njëri-tjetrin, veçanërisht kur parukieri juaj është duke iu prerë, lyer ose rregulluar flokët.
Kjo do të thotë se rreziku për t'u prekur nga koronavirusi është më i madh, sidomos nëse te dyja palët nuk janë duke i respektuar masat e sigurisë.
Përveç kontaktit të drejtpërdrejt me ndonjë person të infektuar, duhet pasur kujdes të shtuar edhe ndaj kontaktit me objektet e zakonshme në sallone të bukurisë, siç janë karriget dhe mjetet e parukierisë.
Prandaj, sugjeroheni që të tregoni kujdes ekstra të shtuar kur e vizitoni një sallon bukurie gjatë kësaj periudhe të pandemisë, dhe pavarësisht lehtësimit të masave të sigurisë gjatë kohës kur qëndroni në natyrë, në ambiente të mbyllura duhet patjetër të vini dorëza dhe maskë në fytyrë.