Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

A e dëmton shëndetin kafja e pasdites

kafe

Kafja është pija e mëngjesit dhe për këtë mund të bien dakord shumë njerëz në të gjithë botën.

Megjithatë për të tjerë konsumi i saj edhe përgjatë ditës nuk është aspak një problem, madje një ritual shumë i preferuar.

Konsumi i kësaj pije mund të rritet kur energjia fillon të bjerë, pra gjatë orëve të pasdites.

Por a është i këshillueshëm konsumimi i kafesë pasdite?

Si e ndikon ky ritual i shumë njerëzve shëndetin në përditshmëri?

Edhe Çka i ndodh trupit kur kafeja konsumohet në stomak bosh? Lifestyle Çka i ndodh trupit kur kafeja konsumohet në stomak bosh?

Ekspertët kanë një përgjigje të qartë për këtë, kafja pasdite duhet të evitohet.

Ju bën më nervoz

Megjithëse një filxhan kafe në mëngjes ju bën më energjike e ndoshta edhe më ne humor, përgjatë ditës mund të ketë efekt të kundërt.

Kafeina e tepërt në organizëm ju bën më nervozë, të stresuar për shkak se truri nuk arrin të relaksohet plotësisht në asnjë moment të ditës.

Studime të tjera tregojnë se kafeina e tepërt mund të jetë një shkak se përse shikoni makthe.

Prish ritmet natyrale të trupit

Duke qenë se kafeina stimulon trurin kjo mund të shkaktojë prishje të sistemeve tuaja natyrale të trupit.

Pra kur konsumoni një kafe pasdite e keni më të vështirë të flini gjumë e për pasojë të zgjoheni lehtë në mëngjes.

Në një studim të vitit 2017 të publikuar në “Sleep Medicine Reviews” tregohet se kafeina prish cilësinë e gjumit duke ju shkaktuar parehati gjatë natës.

Edhe Koha më e mirë e ditës për të pirë kafe Lifestyle Koha më e mirë e ditës për të pirë kafe

Do të zgjoheni më shpesh natën

Një nga efektet anësore të lëngjeve të tepërta është edhe urinimi i shpeshtë.

Kafeina ka veti diuretike të cilat ju bëjnë të urinoni më shpesh se zakonisht.

Më shumë djersitje

Duke qenë se shkakton ankth, stres dhe nervozitet me shumë mundësi do të përjetoni edhe më shumë djersitje gjatë natës.

Të gjithë këto simptoma mund të shfaqen nëse konsumoni kafe pas mesditës.

Uri e tepruar

Një nga problemet e tjera që mund të shkaktojë konsumimi i kafes në orë të vona është uria e tepruar.

Disa studime kanë treguar se kafeina ka një efekt ngopës deri në 4 orë ndaj ju mund të mos konsumoni disa vakte nëse pini shumë kafe.

Edhe Arsyet pse kafeja mund t’ju bëjë të ndjeni të përziera Lifestyle Arsyet pse kafeja mund t’ju bëjë të ndjeni të përziera

Kjo mund të çojë më pas në uri të tepruar gjatë natës apo orëve të vona./AgroWeb.org