Nyjat e forta kanë shumë rëndësi për trupin e njeriut pasi çdo lëvizje ndodh përmes tyre. Fatkeqësisht shumë njerëz janë të diagnostikuar me artrit e sëmundje të tjera të nyjave.
Ekspertët e çështjeve të nyjave kanë ndarë me gazetën “The Guardian” pesë këshilla që duhet të ndiqen në mënyrë që një person të ketë nyje më të forta e më të shëndetshme.
Më së pari ata kanë thënë që e rëndësishme është të fitohet fortësi nëpër të gjithë trupin. Kjo bëhet duke ushtruar e duke ecur. Sa më herët që një person të fillojë të bëjë ushtrime të tipit “yoga” për shembull, aq më i fortë do të jetë në të ardhmen.
“Ushtrimet si Yoga, pillates dhe ecja, janë ushtrime shumë të lehta për t’u bërë, por kanë ndikim shumë të rëndësishëm tek fortësia e nyjave”, ka thënë fizioterapeuti nga Londra, Liam Goode.
Së dyti duhet lëvizur çdo 20 deri në 30 minuta.
Lëvizja sado pak përgjatë orarit të punës është shumë me rëndësi. Shumë njerëz përmbushin detyrat e tyre të punës duke qëndruar ulur, por ky nuk është veprim i shëndetshëm.
Edhe
Ushtrimet më të shëndetshme janë ato të shkurtra e me intensitet
Përveç që duhet lëvizur çdo 20 deri ne 30 minuta, ekspertët këshillojnë që gjatë qëndrimit ulur njerëzit të kenë kujdes me drejtimin e shpinës.
Këshilla e tretë është forcimi i krahëve.
“Kraharori është nyja më jostabile në trup dhe varet shumë nga struktura e muskujve për të ofruar mbështetje e stabilitet”, ka thënë Anji Jaggi, doktoreshë në spitalin “Royal National Orthopeadic”.
Duke bërë lëvizje të kraharorit dhe lëvizje të duarve e gishtave, për 10 deri në 15 herë në ditë, është ndihmesë për nyjat e kraharorit.
Këshilla tjetër është që të mbathni atletet e duhura për çdo rast. Ekspertët insistojnë që çdo person duhet të mbathë atletet e duhura për çdo rast, si për vrapim ashtu edhe për ecje.
“Një këpucë optimale është një që është e strukturuar dhe që ka lidhëse. Nëse keni këmbë të sheshta ju duhet që të keni stabilitet dhe të keni këpucë më neutrale për vrapim”, ka thënë ortopedi Nick Cullen.
Në fund këshillohet edhe përkulja.
Edhe
A është ecja e mjaftueshme si ushtrim?
Ata persona që punojnë ulur dhe gjithmonë koncentrohen që të qëndrojnë drejt, duhet ndonjëherë të përkulen.
“Qëndrimi drejt pa ndërprerë, do të thotë se muskujt janë duke punuar pa ndalur, pra duhet bërë edhe ata pak pauzë sepse mund të shkaktohet dhimbje”, ka thënë Aoife O’Meara, fizioterapeute.