Lifestyle

Ushqimet që pasurojnë organizmin me kalcium

Descriptive Text

Kalciumi është mineral esencial për trupin e njeriut që kontribuon për të mirë në shëndetin e eshtrave e dhëmbëve.
Times Of India ka renditur 10 ushqimet që përmbajnë kalcium dhe i pari është qumështi.

Një gotë qumësht mund t’i ofrojë trupit të njeriut 300 mg kalcium. Rekomandohet të përdoret qumështi me më pak yndyrë në mënyrë që trupi të mos ketë probleme me kolesterolin.

Kalcium përmbajnë edhe perimet me gjethe të gjelbra si spinaqi që ofron afërsisht 180 mg kalcium për një shujtë.

Brokoli përmban gjithashtu kalcium dhe ofron 60 mg për servirje. Përveç kalciumit brokoli është i pasur edhe me shumë vitamina dhe njihet si një ndër ushqimet më të mira kundër kancerit.

Kalcium kanë edhe peshqit si salmoni e sardelet. Bashkë me eshtra këta peshq ofrojnë 180 mg kalcium për servirje bashkë më acidin yndyror Omega3.

Djathi gjithashtu është një burim shumë i mirë i kalciumit, bashkë me kosin e jogurtin.

Bademat përveç kalciumit përmbajnë edhe vlera të tjera ushqyese. Një servirje përmban 76 mg kalcium.

Farat chia përmbajnë 179 mg kalcium dhe përveç që janë të mira për sistemin tretës, për shkak të përmbajtjes së kalciumit ato janë të mira edhe për eshtra.

Të gjitha llojet e fasuleve janë të pasura me 160 mg kalcium për servirje.

Edhe thjerrëzat që përmbajnë 38 mg kalcium për servirje konsiderohen si burim i mirë i kalciumit.

Fiku i terur përmban 120 mg kalcium dhe mund të zëvendësojë mjaft mirë gjërat e ëmbla që dikush parapëlqen t’i hajë, të cilat nuk përmbajnë vlera ushqyese.