Lifestyle

Si ndikon dimri te njerëzit?

Si pasojë e ditëve të shkurtra, gjatë dimrit, mendimet, ndjenjat dhe sjelljet e njerëzve ndryshojnë, raporton The Washington Post.

Ndryshimet qw ndodhin ndikojnë në shumë çështje e sidomos në disponim.

Disponimi i ulët dhe dëshira për të fjetur më shumë

Përderisa gjatë muajve të dimrit ndodh shkurtimi i ditës, asociacioni i mjekëve psikiatër në SHBA ka konstatuar se pesë për qind e njerëzve do të ndjenjë një formë depresioni që njihet si çrregullimi që shkaktohet nga sezoni, dhe e quajtën SAD (seasonal affective disorder).

Njerëzit që e përjetojnë këtë, ndihen të pashpresë, nuk dëshirojnë të marrin pjesë nëpër aktivitete dhe ndjehen sikur kanë kapitulluar.

Kjo gjë ndodh për shkak të mos ekspozimit në rreze të diellit dhe mund të ndodhë te shumë njerëz, ani pse nuk e shfaqin.
Pra shkencëtarët kanë këshilluar që çdo person që ndihet pa disponim të ekspozohet në diell çdo ditë.

Shtimi në peshë përgjatë motit të ftohtë

Studimet kanë treguar së kjo gjë ndodh për shkak së njerëzit prirën të rrinë më shumë brenda dhe të përgatisin ushqimin më shumë kalori, sidomos gjatë sezonit festiv.
Shumë persona që gjatë vitit janë ruajtur të mos tejkalojnë sasinë e kalorive gjatë të ngrënit, e bëjnë këtë gjatë festave duke shuar “urinë” që patën gjatë vitit për disa ushqime të preferuara.

Kjo ndodh edhe për shkak të mungesës së aktivitetit fizik, sepse gjatë muajve të ftohtë njerëzit më përpara rrinë nën batanije duke pirë një filxhan me çokollatë të nxehtë se sa të shkojnë në palestër.

Marrëdhëniet intime, zemërgjerësia dhe fokusi

Ani pse ka shumë mendime negative për dimrin, shkencëtarët kanë zbuluar se njerëzit kryejnë më shpesh marrëdhënie seksuale gjatë kësaj periudhe dhe se ngjizja e bebeve bëhet më shumë gjatë stinës së ftohtë.
Ata e konstatuan këtë duke analizuar shitjen e kondomëve, duke analizuar numrin e të infektuarve me sëmundje seksualisht të transmetueshme dhe shkallën e kërkimeve në internet për programe për të rritur.

Studiuesit panë se përqindja e krejt këtyre faktorëve rritet dukshëm gjatë fundit të verës dhe muajve të ftohtë.

Ata po e konsiderojnë këtë si fenomen dhe fakt disi të paqartë dhe për këtë kanë ofruar shpjegime studiuesit e fushave të ndryshme.

Në shpjegime studiuesit përshinë edhe përfitimet shëndetësore të foshnjave që lindin në muajt e vonshëm të verës, ku dihet historikisht që ushqimi është më i bollshëm gjatë asaj periudhe.

Përveç kësaj dimri ka rezultuar se rrit fokusin tek shumë persona, duke bërë që të jenë më të vëmendshëm në shkollë, mësime e punë.

Neurologët në Belgjikë kanë thënë se performanca në testet e caktuara për vëmendje, rritet dukshëm në shtetet skandinave, atje ku dimri është më i gjatë dhe shumica e ditëve të vitit janë më të shkurtra.

Nëpër vende ku festohen shumë festat e fundvitit, shifrat e bamirësive rriten gjatë muajve të ftohtë duke treguar se njerëzit bëhen më zemërgjerë duke lënë katër përqind më shumë bakshish.