Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Zakonet e pirjes së kafesë që ju bëjnë të plakeni më shpejt

Megjithëse kafeja nuk është një pije e pashëndetshme, ka disa zakone të pirjes së kafesë që do t'ju bëjnë të plakeni më shpejt.

Dietologia Lisa Moskovitz në një intervistë për revistën “Eat This, Not That” ka thënë se kafeja nuk duhet të pihet para mëngjesit sepse mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Për një pamje rinore, hani fruta të freskëta, drithëra ose arra për mëngjes”, ka thënë ajo.

Sheqeri gjithashtu ndikon ndjeshëm në plakje. Për këtë arsye, nuk duhet të shtoni kurrë një sasi të madhe sheqeri në kafe.

"Molekulat e sheqerit lidhen me fibrat e proteinave në qelizat tona dhe ky proces i dëmshëm quhet glikacion. Produktet përfundimtare të glikacionit dëmtojnë kolagjenin në lëkurën tonë dhe kështu elasticiteti i tij ulet", shpjegoi ajo.

Ju duhet të pini gjithmonë ujë me kafenë tuaj. Përndryshe, mund të ndodhë dehidratim, i cili ndikon negativisht në lëkurë, tretje dhe nivel energjie.

Mos e konsumoni kurrë kafen në mbrëmje sepse do t'ju shqetësojë gjumin. Hulumtimet e publikuara në Akademinë Amerikane të Mjekësisë së Gjumit treguan se vetëm një natë gjumë e dobët ndikon në plakjen e trupit.