Lifestyle

Studiuesit e gjejnë zgjidhjen e krizës ushqimore në alkool

bime te thata

Shumë njerëz në hemisferën veriore e kanë kaluar verën duke kërkuar një pije alkoolike në fund të ditës për të hequr të nxehtin përvëlues dhe të thatë. Rezulton se një e tillë mund të jetë pikërisht ajo që u nevojitet edhe bimëve, shkroi CNN.

Një studim i botuar në revistën “Plant and Cell Physiology” sugjeron se etanoli - ose alkooli - mund t’i ndihmojë bimët të mbijetojnë në kohë thatësire, madje edhe për dy javë pa ujë.

Kur bimët janë të privuara nga uji, ato prodhojnë natyrshëm etanol. Edhe pse arsyet e prodhimit të tij janë të panjohura, ajo i shtyu studiuesit nga Qendra RIKEN për Shkencën e Burimeve të Qëndrueshme në Japoni të teorizojnë se dhënia e alkoolit bimëve mund t'i mbrojë ato nga “vdekja” në një thatësirë.

Gjetjet nuk janë vetëm të dobishme për kopshtet, por edhe për tokat bujqësore ku rriten kulturat jetike si orizi dhe gruri.

Studiuesit thanë se etanoli ishte mënyrë “e dobishme dhe e thjeshtë” për të rritur prodhimin e ushqimit në të gjithë botën në kohë thatësie ose mungese të ujit.

Për të dëshmuar gjetjet e tyre, ata rritën grurë dhe oriz, duke i ujitur rregullisht dhe më pas shtuan etanol në tokë në një grup bimësh për tre ditë. Më pas, ata i privuan të dy grupet nga uji për dy javë dhe zbuluan se bimët e dehura rriteshin më mirë se ato të ujitura vetëm me ujë. Rreth 75% e grurit dhe orizit të trajtuara me etanol mbijetuan pasi u ujitësh sërish, ndërsa më pak se 5% mbijetuan nga bimët e patrajtuara me etanol.

Motoaki Seki, autori kryesor, tha se etanoli duhej të përdorej me masë, pasi “përqendrimi më të lartë i etanolit e pengon rritjen e bimëve”. Pra, në fjalë të tjera, mos e provoni këtë në shtëpi.

Ai ka thënë se shpejt do të fillojnë me eksperimentimin në fusha të vërteta bujqësore.