Lifestyle

Koha që kalon duke luajtur video-lojëra nuk ka lidhje me nivelin e mirëqenies

Një studim i 39,000 video-lojtarëve ka gjetur "pak ose aspak prova" se koha e kaluar duke luajtur ndikon në mirëqenie.

Lojtari mesatar duhet të luajë për 10 orë më shumë se zakonisht në ditë për të vërejtur ndonjë ndryshim, zbuloi ai.

Mirëqenia u mat duke pyetur për kënaqësinë nga jeta dhe nivelet e emocioneve si lumturia, trishtimi, zemërimi dhe zhgënjimi, shkroi BBC. 

Rezultatet kundërshtojnë një studim të vitit 2020.

I kryer nga i njëjti departament në Institutin e Internetit të Oxfordit - por me një grup shumë më të vogël lojtarësh - studimi i vitit 2020 kishte sugjeruar se ata që luanin më gjatë ishin më të lumtur.

“Arsyeja e shëndoshë thotë se nëse keni më shumë kohë të lirë për të luajtur video lojëra, ju ndoshta jeni një person më i lumtur”, tha Andrew Przybylski, i cili ka punuar në të dyja studimet.

“Por ndryshe nga sa mund të mendojmë për lojërat që janë të mira apo të këqija për ne, ne gjetëm [në këtë studim të fundit] prova mjaft bindëse se sa shumë luan nuk ka asnjë ndikim në ndryshimet në mirëqenie”.

Në Kinë, fëmijët lejohen të luajnë vetëm një orë në ditë, të premteve, të shtunave dhe të dielave.

Por shumë lojtarë në mbarë botën thonë se loja e tyre ndihmon shëndetin mendor.

Mike Dailly, i cili krijoi Lemmings dhe Grand Theft Auto, tha se përfitimet ishin të ndryshme.

"Kaloni 24 orë në ditë duke luajtur, kjo nuk është mirë - por kaloni 24 orë në ditë duke ngrënë ose duke ushtruar, kjo gjithashtu nuk është mirë", tha ai.