Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

“Varianti më i keq” i koronavirusit është këtu

variant, covid-19, koronavirus

Gati dy vjet e gjysmë që kur pandemia e koronavirusit filloi, varianti më infektiv dhe më i transmetueshëm, tani ka arritur.

Valët e përsëritura të COVID-19 kanë lënë miliona njerëz të vdekur, me vetëm vaksinat që ndihmojnë të zbuten shifrat.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tani, virusi po përhapet sërish – duke evoluuar, duke i ikur imunitetit dhe duke sjellë ngritje të rasteve dhe hospitalizimeve. Versioni i fundit, BA.5, është shenjë e qartë se pandemia është larg së përfunduari.

Nënvarianti i ri i Omicronit, bashkë me variantin tjetër të ngjashëm, BA.4, po ngritin rastet në botë – 30 për qind gjatë dy javëve të fundit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Në Evropë, nënvariantet e Omicronit po shtyjnë ngritjen e rasteve me rreth 25 për qind, megjithëse Michael Ryan, drejtori i Programit për Emergjencat Shëndetësore në OBSH, ka thënë se numri mund të jetë shumë më i lartë.

BA.5 po përhapet shpejtë në Kinë duke zgjuar ankth se qytetet e mëdha shpejtë mund të rivënë në fuqi masat kufizuese dhe mbylljen që vetëm pak kohë më parë u hoqën. I njëjti variant është bërë dominues edhe në SHBA, që numëron 65 për qind të infektimeve të reja në një javë.

Eric Topol, kardiolog dhe profesor i mjekësisë molekulare në institutin e kërkimit Scripps, e ka quajtur BA.5 “versionin më të keq të virusit që e kemi parë”.

Ai ka shpjeguar se BA.5 lehtë mund t’i shpëtojë imunitetit nga infektimet e mëhershme ose vaksinave, duke rritur rrezikun për riinfektim. Edhe pse varianti nuk duket se çon në sëmundje të rëndë, Topol ka thënë se duke parë shtrirjen e variantit, pret që të sheh rritje të hospitalizimeve.