Lifestyle

Gjumi futet në listën e tetë faktorëve kryesorë për shëndetin e zemrës

gjumi, shendet, zemra
Foto: istock
 

Një gjumë i mirë gjatë natës është shtuar në listën e komponentëve kyç të shëndetit kardiovaskular të Shoqatës Amerikane të Zemrës, duke e zgjatur listën në tetë faktorë që shoqata beson se mund të çojë në një jetë më të gjatë dhe me cilësi më të lartë pa sëmundje të zemrës, shkroi Washington Post të martën.

Sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka qenë e tillë përgjatë shekullit të fundit, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Që nga viti 2010, shoqata është fokusuar në shtatë pika: mbajtja e një peshe të shëndetshme, mospirja e duhanit, aktiviteti fizik, dieta e shëndetshme dhe mbajtja nën kontroll e presionit të gjakut, kolesterolit e sheqerit në gjak.