Lifestyle

Pse komplimentet ndikojnë mirë te ne dhe si të përmirësohemi në dhënien e tyre

Njerëzit shpesh hezitojnë të bëjnë komplimente duke menduar se fjalët nuk mund të kenë shumë vlerë, mirëpo komplimentet tregojnë vlerësim, që është nevojë themelore e njeriut.

Të marrësh dhe të japësh komplimente është terapi pozitive, pasi ndikon te humori i secilit. Por nuk mjafton vetëm kaq.

Të mësosh se si të pranosh me mirësjellje komplimente është po aq e rëndësishme sa të mësosh se si t'i japësh ato.

T'i bësh dikujt një kompliment mund të jetë gjithashtu një fillim i mirë i bisedës, ose një mënyrë e mirë për të kapërcyer një përplasje të vështirë në një bisedë, pavarësisht nëse është një bisedë me dikë që njihni ose sapo e keni takuar.

Në këtë mënyrë dhe të tjera, nuk është vetëm marrësi që ndjehet më mirë. Komplimentet i bëjnë dobi edhe atij që jep.

Të qenit në zakonin e dhënies së komplimente na ndihmon të vërejmë dhe vlerësojmë atë që është e mirë dhe çfarë na pëlqen tek ata që na rrethojnë, raporton “NBCNews”.

1. Komplimentet janë njësoj si ushqimi

Siç ndjejmë nevojën për t'u ushqyer çdo ditë, ashtu ndjejmë edhe dëshirën për të marrë komplimente shpesh. Sipas studimeve, njerëzit që u komplimentuan për çdo ditë të javës, edhe ditën e fundit u ndjenë njësoj mirë si ditën e parë kur dëgjuan fjalë të bukura. Ndryshimi i humorit pas fjalëve, është i sigurt.

2. T'i flasësh me fjalë të mira punonjësve, do t'i bëjë të ndihen shumë më mirë

Sigurisht që qëllim shumë i rëndësishëm për të cilin punojmë është paga në fund të muajit, por çfarë ndikon mjaftueshëm tek punonjësit është gjendja e tyre emocionale. Duke i komplimentuar, mund të ndihen më të aftë dhe më në gjendje të marrin përgjegjësi dhe të realizojnë me sukses detyra të ndryshme. Bëjini të ndihen të vlerësuar pasi kështu do t'i motivoni dhe do t'i minimizoni streset në ambientin e punës që mund të vijnë për arsye nga më të ndryshmet.

3. Komplimentet ndikojnë te rritja e këmbënguljes së dikujt

Fjalët e mira janë motivim për shumë njerëz që mund të gjenden në një sfidë, në vështirësi apo në një moment delikat kur mendojnë se nuk janë të aftë. Duke i bërë komplimente, ju i motivoni për të ecur para dhe i jepni kurajo për të vlerësuar më shumë veten.

4. Të bësh komplimente të bën të ndihesh më mirë sesa të marrësh

Ndonëse kjo varet dhe nga personi, një kompliment në përgjithësi i ngjan një vepre të mirë. Ti sapo ke krijuar një ndërveprim pozitiv me dikë, pra ndikove tek buzëqeshja e dikujt dhe kjo duhet të vlejë shumë. Të bësh mirë, të japësh kur vërtetë e ndjen të ndihmon ty të ndihesh edhe më mirë sesa të marrësh diçka në këmbim, raporton “Bright Side”.