Lifestyle

Katër receta me ujë e limon për humbje të peshës

 

Uji me limon ndihmon për t’u dobësuar: ka efekte të dobishme, pastron dhe është antioksidant dhe natyrshëm e gjejmë mes pijeve më të konsumuara në verë për shkak se zëvendëson lëngjet dhe kripërat minerale të humbura me nxehtësinë. Për të shfrytëzuar të gjithë vetitë ushqyese dhe dobësuese të tij, është e dobishme ta konsumoni në mëngjes me stomak bosh. Por nëse doni të humbisni peshë, ka dhe disa alternativa: thjesht të shtoni disa përbërës në formulën bazë. Ja disa receta magjike.

Xhinxheri dhe limoni ndihmojnë në përshpejtimin e metabolizmit. Kur përdoren së bashku, përfitimi që merret prej tyre dyfishohet, prandaj infuzioni i xhinxherit me limon është ideal për djegien e yndyrave, për drenazhimin e indeve, përmirësimin e tretjes dhe mbajtjen e lëngjeve. Ka efekt tek celuliti dhe ndjenja e urisë: i zvogëlon të dyja ato! Ju mund ta pini atë të ftohtë dhe është i përkryer për t’u konsumuar gjatë ditës.