Me fillimin e sezonit të ftohjes dhe gripit, pyetja është se si të bëhet dallimi midis ftohjes së zakonshme, gripit dhe COVID-19.
Frank Rhame, një specialist i sëmundjeve infektive thotë se kanë shumë dallime mes vete, porse pa bërë një test nuk mund të sigurohesh se je i infektuar me koronavirus.
"Nëse keni simptoma të frymëmarrjes", thotë Rhame, "testohuni dhe karantinohuni derisa të dalësh negativ".
Ndërsa jeni duke pritur për rezultatin e testimit, Rhame shpjegon disa dallime.
“Për gripin, intervali nga simptomat e para deri kur ndjeheni vërtet keq priret të jetë më i shkurtër”, thotë ai. “Gripi klasik mund të shkojë nga 0 në 60 në gjashtë orë. Për COVID-19, fillimi tenton të jetë më gradual”, shpjegon ai për simptomat dhe gjendjen shëndetësore të të sëmurit.
Në këtë sezon të ftohjes dhe gripit, është veçanërisht e rëndësishme që të vaksinoheni për gripin, thotë Rhame. Pse? Më shumë njerëz të vaksinuar kundër gripit do të nënkuptojnë më pak raste të rënda.
"Nëse ne mund të eliminojmë më shumë raste të gripit", shtoi ai, "do të ndihmojë sistemin në tërësi".
Si gjithmonë, gripi nuk duhet nënvlerësuar kurrë.
"Gripi është shumë i paparashikueshëm", thotë doktori. “Ai vret. Ai vret 20,000 ose 30,000 njerëz në vit - kryesisht ata që janë të moshuar ose të dobët ose ata me sistem të dobët imunitar, por gjithashtu mund të shkatërrojë shëndetin e një personi të ri dhe të shëndetshëm.
"Nuk është një ftohje e thjeshtë", shkruajnë mediat e huaja.
Me ftohjet e thjeshta, kongjestioni i hundës është shpesh një simptomë. Sigurisht, nuk mund të nuhasni shumë kur hunda është e zënë, por sapo të fryni hundën, mund të jeni në gjendje të nuhasni të paktën pak. Por, jo edhe kur jeni me COVID-19 në disa raste.
"Humbja e nuhatjes është një shenjë për COVID", thotë Rhame. "Është mjaft e veçantë".