Lifestyle

Fuqia e mrekullueshme e mjaltit

Bletët nuk janë vetëm prodhuese mjalti, ato janë edhe konsumuese dhe madje mjaft të sofistikuara. Ofroni një blete të sëmurë lloje të ndryshme mjalti, për shembull, dhe ajo do të zgjedhë njërën që e lufton më së miri infeksionin e saj.

Njerëzit, nga ana tjetër, kanë shumë punë për të arritur kur bëhet fjalë për vlerat ushqyese të mjaltit. Vetëm disa dekada më parë, shumica e listave të "ushqimeve funksionale" - ato që ofrojnë përfitime shëndetësore përtej ushqimit bazë - nuk e përmendën atë, thotë entomologia May Berenbaum. "Edhe bletërritësit - dhe sigurisht shkencëtarët e bletëve - e konsideruan atë asgjë më shumë se ujë me sheqer”.

Që nga ajo kohë, një trup i madh i studiuesve kanë zbuluar se mjalti është përplot i mbushur me kimikate bimore që ndikojnë në shëndetin e bletëve mjaltëprodhuese. Përbërësit në mjaltë mund t’i ndihmojnë bletët të jetojnë më gjatë, të ngritin tolerancën e tyre ndaj kushteve të vështira si i ftohti dhe të rrisë aftësinë e tyre të luftojnë infeksionet dhe të shërojnë plagët.

“Është thjesht një substancë kaq e jashtëzakonshme, dhe mendoj se njerëzit ende nuk e vlerësojnë atë aq”, ka thënë Berenbaum, shkruan BBC.

Mjalti është më shumë se sa vetëm një ëmbëltues. Përmban vitamina, minerale dhe molekula organike që i japin çdo mjalti veçantinë e vetë dhe bletëve u japin një moti përfitimesh shëndetësore.

Shumëllojshmëria e luleve, bashkë me një ndryshim në sjelljen e bletëve në ushqyerjen në polen në vend të insekteve, nxiti evolucionin e rreth 20.000 llojeve të bletëve të njohura sot.

Bletët madje zgjedhin llojin e mjaltit që përmirëson shëndetin e tyre kur sëmuren. Entomologi Silvio Erler dhe ekipi i tij ia prezantuan bletëve të infektuara katër lloje të mjaltit. “Ne u dhamë atyre një zgjedhje”, tha ai. Bletët e sëmura preferuan mjaltin e lulediellit, i cili ishte edhe ilaçi më i mirë për infe3ksion dhe kishte aktivitetin më të lartë antibiotik.

Studiuesit sugjerojnë se llojet e ndryshme të mjaltit, varësisht nga çfarë lulesh ushqehen bletët, largojnë lloje të ndryshme të baktereve. Por, shumëllojshmëria e luleve ka një rëndësi të madhe për bletët dhe zhvillimi i diversitetit të tyre i bën bletët më të shëndetshme.