Lifestyle

Pija më e mirë për detoksifikim në muajt e ngrohtë të verës

Limon, fara chia dhe bëhuni gati për sfidën tri-ditore të detoksifikimit.

Uji me limon dhe farat chia kanë një aftësi të mrekullueshme për të detoksifikuar trupin dhe për të përshpejtuar metabolizmin. Kjo e fundit ndihmon së tepërmi në djegien e shtresave dhjamore.

Farat chia janë të pasura me fibra, hekur, kalcium dhe proteina. Sapo farat chia të jenë zbutur, ato kanë një aftësi të kontrollojnë ndjenjën e urisë suaj.

Çfarë ju nevojitet:

1 lugë gjelle fara chia

1 limon të shtrydhur

1 gotë e gjysmë ujë mineral ose të thjeshtë

Mjaltë apo sheqer sipas preferencës

Udhëzime:

Në një gotë të madhe shtoni 100 ml ujë dhe lini farat chia të zbuten përreth 1 orë. Tani shtoni pjesën tjetër të ujit që ju ngeli, lëngun e limonit dhe trazojeni mirë me një lugë. Përbërësit duhet të jenë të lidhur mirë me njëri-tjetrin. Në fund për ëmbëlsim i shtoni mjaltin.

Konsumoni një gotë nga kjo pije në mëngjes, me stomak bosh/Neps.al.