Limon, fara chia dhe bëhuni gati për sfidën tri-ditore të detoksifikimit.
Uji me limon dhe farat chia kanë një aftësi të mrekullueshme për të detoksifikuar trupin dhe për të përshpejtuar metabolizmin. Kjo e fundit ndihmon së tepërmi në djegien e shtresave dhjamore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFarat chia janë të pasura me fibra, hekur, kalcium dhe proteina. Sapo farat chia të jenë zbutur, ato kanë një aftësi të kontrollojnë ndjenjën e urisë suaj.
Çfarë ju nevojitet:
1 lugë gjelle fara chia
1 limon të shtrydhur
1 gotë e gjysmë ujë mineral ose të thjeshtë
Mjaltë apo sheqer sipas preferencës
Udhëzime:
Në një gotë të madhe shtoni 100 ml ujë dhe lini farat chia të zbuten përreth 1 orë. Tani shtoni pjesën tjetër të ujit që ju ngeli, lëngun e limonit dhe trazojeni mirë me një lugë. Përbërësit duhet të jenë të lidhur mirë me njëri-tjetrin. Në fund për ëmbëlsim i shtoni mjaltin.
Konsumoni një gotë nga kjo pije në mëngjes, me stomak bosh/Neps.al.