Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Si ndikon mungesa e kaliumit tek cilësia e gjumit

Mineralet si hekuri, magnezi dhe kaliumi janë shumë të rëndësishme për organizmin, cilësinë e jetës por edhe gjumin.

Kaliumi është një nga mineralet më të dobishme për njeriun.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai shërben për t’i bërë muskujt më të fortë, nervat më funksionalë dhe qarkullimin e gjakut më të shëndetshëm.

Kaliumi gjendet me shumicë në shumë ushqime që janë të shijshme siç është pjepri, avokado, banania dhe fasulet e bardha.

Doza e rekomanduar ditore të kaliumit është 4,700 mg në ditë, ndaj gjasat janë që njerëzit të vuajnë problemet që shkakton mungesa e kaliumit janë të mëdha.

Si Ndikon Mungesa e Kaliumit Tek Cilësia e Gjumit

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org thonë se kaliumi ka potencialin të nxisë dhe përmirësojë cilësinë e gjumit.

Rrjedhimisht prania e kaliumit në organizëm shmang pagjumësinë e cila në vetvete shkakton probleme të tjera për të cilat mund të informoheni këtu.

Studimet kanë zbuluar se nivelet e ulëta të kaliumit në organizëm kanë një lidhje të fortë me lodhjen, drobitjen dhe plogështinë gjatë ditës por edhe me luhatjet e humorit.

Sipas këtyre të dhënave, mbi 20 përqind e njerëzve që vuajnë nga çrregullime mendore kanë mungesa kaliumi në trup.

Për këtë arsye, nëse mungesa e kaliumit e bën njeriun të ndihet më i drobitur gjatë ditës, në mbrëmje cilësia e gjumit do të jetë e keqe dhe gjumi vetë i pamjaftueshëm për rimëkëmbjen e nevojshme.

Mineralet Që Ju Nevojiten Për Një Gjumë Të Mirë

Sipas të dhënave nga AgroËeb.org, nëse njeriu fle më pak se 7 orë çdo natë, rreziku i vdekjes së parakohshme dyfishohet.

Hekuri

Ky mineral ndihmon në transportimin e oksigjenit në trup. Kjo është arsyeja përse mungesa e tij shkakton plogështi.

Mungesa e hekurit nxit bllokim të muskujve dhe lëvizje të pavullnetshme të gjymtyrëve gjatë natës.

Magnezi

Ky mineral e ndihmon organizmin të prodhojë melatoninën që njihet ndryshe si hormoni i gjumit.

Ekspertët rekomandojnë një dozë ditore prej 600 gramë magnez përveç se në rastet kur njeriu rrezikohet nga sëmundjet e veshkave apo rrahjet e ulëta të zemrës.

Magnezin e gjeni tek barishtet, farat e kungullit dhe disa arrorë.

Kalciumi

Mungesa e kalciumit pengon aktivizimin e fazës REM të gjumit, ose siç njihet gjumi i rëndë dhe i ëndrrave.

Sasia e rekomanduar e suplementëve është 1,000 mg për të rriturit deri në 50 vjeç dhe 1,200 mg për njerëzit mbi 50 vjeç.

Kalciumin e gjeni tek barishtet, sardelet dhe farat e susamit./AgroWeb.org