Lifestyle

Me gjithë kundërthëniet, FDA-ja amerikane miraton ilaçin e ri kundër Alzhaimerit

 

Aducanumab është një nga ilaçet e listës së gjerë që ka për qëllim t’i mënjanojë nga truri i pacientit depozitat e ngjitura të një proteine të quajtur aliloid beta, në një fazë fillestare të Alzhaimerit, në mënyrë që të shmangë shkatërrimet e saj, ku përfshihet humbja e kujtesës dhe e aftësisë për t’u kujdesur për veten

Washington, 7 qershor (AP) – Zyrtarët shëndetësorë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë miratuar të hënën ilaçin e parë kundër sëmundjes së Alzheimerit pas afro 20 vjetësh, duke i shpërfillur paralajmërimet nga këshilltarët e pavarur se trajtimi i debatuar nuk është dëshmuar se ka ndihmuar në ngadalësimin e avancimit të sëmundjes që shkatërron trurin.

Administrata për Ushqim dhe Barna (FDA) ka bërë të ditur se i jep miratimin ilaçit aducanumab, të zhvilluar nga Biogen, për trajtimin e pacientëve me sëmundjen e Alzheimerit.