Lifestyle

Majdanoz me limon kundër rrudhave, njollave dhe alergjive

 

Rrudhat, njollat, aknet, dhe alergjitë e ndryshme që dalin në lëkurë, janë tepër të përhapura në ditët e sotme. Për fat të mirë, sot nuk ka përse të shpenzosh një mal me para për të gjetur krema apo kura të shtrenjta kundër këtyre problemeve.

Ekspertët rekomandojnë shumë kura natyrale që funksionojnë, siç është ajo me majdanoz dhe limon. Kombinimi i të dyjave jo vetëm që pastron lëkurën por edhe e zbardh atë. Me përdorimin e majdanozit dhe limonit apo uthullës së mollës, lëkura juaj do të jetë më e shëndetshme.