Lifestyle

OBSH: Orari i gjatë i punës mbyt 745.000 persona në vit

Orari i gjatë i punës është duke vrarë qindra mijëra persona në vit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Studimi i parë i këtillë global ka gjetur se 745.000 persona kanë vdekur në vitin 2016 nga sulmi në tru dhe sulmi në zemër për shkak të orarit të zgjatur.

Raporti ka gjetur se personat të cilët jetojnë në Azinë Juglindore dhe rajonit e Paqësorit janë më të prekurit.

OBSH-ja ka thënë se ky trend mund të përkeqësohet për shkak të pandemisë.

Studimi ka gjetur se të punuarit 55 orë në javë ngjason me 35 për qind më shumë rrezik për sulm në tru dhe 17 për qind për sulm në zemër, krahasuar me të punuarit 35 ose 40 orë në javë.

Studimi, i kryer me Organizatën Ndërkombëtare të Punës (ILO), gjithashtu tregoi se pothuajse tre të katërtat e atyre që vdiqën si rezultat i orëve të gjata të punës ishin burra të moshës mesatare ose më të vjetër.