Një përpjekje për të zbuluar një prej kancereve më të pakapshëm dhe më vdekjeprurës, kancerin e vezoreve, ka dështuar që të funksionojë, pas dy dekadave punë në këtë drejtim.
Hulumtuesit në Kolegjin Universitar të Londrës, kanë bërë të ditur se rezultatet ishin një zhgënjim i madh. Megjithatë, ata kanë falënderuar 200,000 njerëz të cilët morën pjesë në hulumtim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë fillim testimi dukej premtues, me testet vjetore të gjakut të cilat zbulonin rastet e kancerit të vezoreve.
Kanceri i vezoreve, është vështirë të diagnostifikohet për shkak se simptomat e tij shumë lehtë mund të ngatërrohen me probleme më të vogla shëndetësore.
“Disa gra diagnostifikohen me këtë lloj kanceri aq vonë sa që janë shumë të sëmura për të filluar ndonjë trajtim”, ka deklaruar udhëheqësi i studimit, Usha Menon.
Sipas studimit, dy nga tri paciente të prekura nga kjo sëmundje, vdesin brenda një dekade pas diagnostifikimit.