Shkencëtarët po zhvillojnë një test "revolucionar" për të parashikuar rrezikun për katër kancere te një grua, duke përdorur një mostër të vetme të mbledhur gjatë kontrollit së qafës së mitrës.
Duke përdorur qelizat e qafës së mitrës nga një test rutinë, ekspertët mund të jenë në gjendje të dallojnë kancerin e vezoreve dhe gjirit ose të parashikojnë gjasat e tyre për t'u zhvilluar, sipas dy punimeve të botuara në revistën Nature Communications.
Testi mund të mundësojë zbulimin më të hershëm të katër llojeve të kancerit tek gratë më të reja, dhe madje “të ndalojë kancerin përpara se të fillojë”, thanë ekspertët, gjë që do të ishte një “ndryshues loje” për shëndetin e grave, shkruan Guardian.
“Kjo mund të krijojë një ndryshim në kontrollet për kanceret kyçe – duke mos i zbuluar ato herët, por duke e parandaluar zhvillimin e tyre”, tha Athena Lamnisos, shefja ekzekutive e Eve Appeal, e cila po financon kërkimin me Këshillin Evropian të Kërkimit.
Kanceri i vezoreve është përgjegjës për përqindjen më të madhe të vdekjeve të lidhura me kanceret gjinekologjike. Të jesh në gjendje të zbulosh sëmundjen më herët mund të përmirësojë rezultatet e trajtimit.
Kanceri i gjirit është kanceri më i zakonshëm tek gratë dhe zakonisht zbulohet duke përdorur mamografinë e ndjekur nga një biopsi.
Edhe
Studimi: Kontrollet për kancer s’po i identifikojnë rreziqet te shumica e britanikeve nën 50 vjeç
Studiuesit përdorën mostra të qelizave të qafës së mitrës nga 242 gra me kancer në vezore dhe 869 pa kancer. Më pas ata matën 14,000 ndryshime epigjenetike dhe identifikuan një ndryshim unik të ADN-së që mund të përdoret për të dalluar ose parashikuar praninë e kancerit.
Kjo u mundësoi atyre të identifikonin 71.4% të grave nën 50 vjeç dhe 54.5% të grave mbi 50 vjeç me kancer në vezore.
-
Testi i gjakut që mund të zbulojë deri në 50 lloje kanceri, drejt miratimit
-
Shtatë milionë raste të kancereve në vit janë të parandalueshme, sipas një raporti
-
Testi që mund të parashikojë se cili trajtim për kancerin e gjirit është i duhuri
-
Një dozë e vaksinës HPV mund të jetë e mjaftueshme për të luftuar kancerin e qafës së mitrës