Lifestyle

Një sallatë me kastravec e hudhër për të luftuar hipertensionin

Descriptive Text

Sipas Shoqërisë Amerikanë të Shëndetit të zemrës çdo vit e më shumë po shtohen rastet e personave të prekur nga hipertensioni.

Përveç mjekimeve, një rol të rëndësishëm luan dhe ushqimi që konsumoni në parandalimin apo trajtimin e kësaj sëmundjeje. Hipertensioni tanimë ka filluar të shfaqet që në moshë të re, diçka që para dy dekadave ishte ende e pamenduar.

Duke qenë se ndikon drejtpërdrejt tek qarkullimi i gjakut kjo sëmundje bëhet shkak dhe i problemeve të tjera shëndetësore. Më të shpeshtat janë: sulmi në zemër, dementia, ishemia, humbje shikimi, probleme me memorien dhe shumë të tjera.

Çfarë mund të bëni për ta parandaluar apo manaxhuar këtë problem?

Hapi i parë dhe më i rëndësishmi është gjithmonë konsultimi me mjekun. Por ajo që mund të bëni në shtëpi është që të përmirësoni dietën tuaj. Siç e dini ka shumë ushqime të cilat arrijnë të përmirësojnë shëndetin e organizmit tonë në përgjithësi. Grupe të veçanta ushqimesh mund të përdoren në formën e trajtimeve të cilat mund të sjellin një përmirësim të gjendjes së organizmit. Në rastin e hipertensionit dy nga produktet më të shëndetshme janë pikërisht kastraveci dhe hudhra.

Kastraveci njihet për vetitë e tij hidratuese, por është kaliumi dhe fibra që përmban ky produkt që ndihmojnë me hipertensionin. Kaliumi ndihmon të balanconi sasinë e kripës që përthith trupi juaj, duke luftuar kështu krijimin e arteriosklerozes. Nga ana tjetër fibra arrin të ulë nivelet e kolesterolit të lartë si dhe rregullon qarkullimin e gjakut. Për sa i përket hudhrës, ajo tashmë e ka vërtetuar aftësinë e saj shëruese në lidhje me problemet e tensionit të lartë.

Të gjitha fuqitë e saj mirëbërëse lidhen me alicinën që gjendet te hudhra, Nëse doni një kombinim ushqimor që dhe të jetë i shijshëm por edhe të jetë vlera për shëndetin tuaj, ky është ai.

Sallatë me kastravec dhe hudhër

Përbërësit
2-3 lugë gjelle me ujë
1 kastravec
3 thelpinj hudhër
Gjysmë luge gjelle me uthull molle

Përgatitja:
Qëroni dhe shtypni hudhrën. Lani kastravecin dhe bashkë me lëvore prijeni në copa të vogla. Përziejeni kastravecin dhe hudhrën e shtypur në një tas të madh. Më pas shtoni ujin dhe uthullën e mollës dhe përziejeni përsëri. Nëse dëshironi mund t’i shtoni disa gjethe mente. Mund ta konsumoni duke shoqëruar vaktin e drekës./ agroweb