Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

17% e ushqimit të prodhuar në botë shkon dëm

Në vend që t’i mbaroni ushqimet që ju mbesin, ju i lini që të shkojnë në mbeturina.

Është një rutinë e njohur për shumë njerëz – tregon një zakon që kontribuon në problemin global e çuarjes dëm të ushqimit për të cilin Kombet e Bashkuara përmes një raporti thonë se nevojitet të analizohet më mirë që ky problem të adresohet efektivisht.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Raporti tregon se 17 për qind e ushqimit të prodhuar në botë çdo vit shkon dëm, tretet. Kjo do të thotë se janë 1.03 miliardë tonë ushqim, shkruan AP.

Kjo tretje e ushqimit në mbeturina është më shumë se nga të dhënat që kanë treguar raportet e kaluara.

“Masa të zhvilluara mund të çojnë në menaxhim më të mirë”, thotë Brian Roe, një studiues i ushqimit që mbetet e hidhet.

Shumë prej ushqimit të mbetur, apo 61 për qind, ndodhë në familje ndërsa nga shërbimet e ushqimit janë 26 për qind dhe nga shitjet me pakicë janë 13 për qind, gjen raporti. Kombet e Bashkuara po mundohen të zvogëlojnë çuarjen dëm të ushqimit.