Bashkimi Evropian “hedh” rreth 153 milionë tonë ushqime brenda vitit, ka zbuluar një raport, të cilin e ka cituar të enjten “Euronews”.
Sipas këtij raporti, BE-ja ka më shumë mbetje ushqimi sesa import të gjërave ushqimore.
Pas studimit, reagime të shumta nga Bashkimi Evropian thonë se frenimi i këtyre tepricave, mund ta lehtësonte koston e ushqimit, e cila është në rritje të vazhdueshme.
“Mbetjet ushqimore janë kosto për njerëzit. Rreth 143 miliardë euro mund të kushtojnë këto mbetje për bizneset dhe konsumatorët në këtë kohë të rritjes së çmimeve të ushqimeve”, tha Martin Bowman, Menaxher i Lartë i Politikave dhe Fushave në “Feedback EU”.
Sipas tij, me anë të reduktimit të hedhjes së ushqimit, mund të shmangen kriza klimatiket.
“Të paktën 6 për qind e emetimeve të BE-së vijnë nga mbetjet ushqimore”, ka thënë ai.
-
Bota shpërdoroi 19% të ushqimit të saj më 2022, thotë OKB-ja
-
Raporti: Evropa humb 120 miliardë euro investime çdo vit
-
Frika nga krizat po i shtyn evropianët të mbajnë më shumë para të gatshme
-
Kriza e re energjetike godet rëndë Evropën
-
A duhet BE-ja ta rrisë industrinë e saj të armëve apo ta rregullojë atë më shumë