Lifestyle

Gjatë pandemisë COVID-19, gripi është “zhdukur” në SHBA

Ekspertët kanë thënë se masat e vendosura për ta parandaluar koronavirusin – bartja e maskave, distanca fizike dhe mësimi në distancë – kanë qenë faktorë kyç që kanë ndikuar në parandalimin e shpërthimit të dy pandemive, atij të gripit dhe të COVID-19. Një tjetër shpjegim i mundshëm për këtë mund të jetë: Koronavirusi është fuqizuar kundruall gripit dhe viruseve të tjera, të cilat janë të zakonshme gjatë vjeshtës e dimrit

Shkurti zakonisht është pika kulmuese e gripave sezonalë, pasi që spitalet dhe ordinancat janë të stërmbushur me pacientë. Por, kështu nuk ka ngjarë këtë vit.

Gripi faktikisht është zhdukur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi që raportimet mbi rastet kanë rezultuar të jenë shumë më të ulëta sesa në dekadat e fundit.

Ekspertët kanë thënë se masat e vendosura për ta parandaluar koronavirusin – bartja e maskave, distanca fizike dhe mësimi në distancë – kanë qenë faktorë kyç që kanë ndikuar në parandalimin e shpërthimit të dy pandemive, atij të gripit dhe të COVID-19.

Një tjetër shpjegim i mundshëm për këtë mund të jetë: Koronavirusi është fuqizuar kundruall gripit dhe viruseve të tjera, të cilat janë të zakonshme gjatë vjeshtës e dimrit. Shkencëtarët nuk kanë arritur që ta kuptojnë plotësisht mekanizmin që qëndron prapa kësaj, por besojnë se kjo është konsistencë e supozimit të parë, ka thënë Arnold Monto, ekspert i gripave në Universitetin e Michiganit.

“Në vendin tonë, ky është sezoni me nivelin më të ulët të gripit që është regjistruar ndonjëherë, bazuar në një sistem përllogaritës që është rreth 25 vjet i vjetër”, ka thënë Lynnette Brammer nga Qendrat Amerikane për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve Ngjitëse.

Spitalet kanë raportuar se shifrat e zakonshme të pacientëve me grip nuk janë materializuar kurrë.

Image

“Në Qendrën Mjekësore në Maine, spitali ky më i madh i vendit, nuk kam parë kurrë që nuk ka pasur asnjë rast gripi sikurse në këtë dimër”, ka thënë Nate Mick, kryetari i departamentit të emergjencës. “Është ky një fakt i mirë”, ka thënë Michelle Rasmussen nga sistemi shëndetësor.

Shifrat janë mahnitëse, kur merret parasysh fakti se gripi ka qenë kërcënuesi më i madh nga sëmundjet infektive në vend. Gjatë viteve të fundit, gripi është fajësuar për 600.000 deri në 800.000 hospitalizime dhe 50.000 deri në 60.000 vdekjet në të gjithë vendin.

Globalisht, rastet e gripit kanë qenë gjithashtu shumë më të ulëta, si në Kinë, Evropë dhe kudo tjetër në hemisferën veriore. Raportet e njëjta janë ofruar edhe nga Afrika e Jugut, Australia dhe vendet e tjera të hemisferës jugore.

Sigurisht se historia e koronavirusit ka qenë plotësisht e ndryshme. Si pasojë e virusit SARS-CoV-2, deri më tani kanë vdekur më shumë se 500.000 njerëz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rastet dhe vdekjet nga COVID-19 kanë arritur shifrat më të larta në dhjetor dhe janar, para se të fillonte një rënie e lehtë.

Të dhënat e vdekjeve nga gripi për tërë popullsinë amerikane janë vështirë për t’u përpiluar shpejt, por zyrtarët nga CDC-ja po e mbajnë një llogari të vazhdueshme të vdekjeve mes fëmijëve. Një vdekje nga gripi është raportuar deri më tash për këtë sezon, kundruall 92 sa ishin raportuar në të njëjtën kohë gjatë vitit të kaluar.

“Shumë prindër do t’ju thonë se fëmijët e tyre këtë vit janë shumë më të shëndetshëm, pasi që nuk janë duke notuar në pishinat e shkollës, sikurse kanë bërë në vitet e kaluara”, ka thënë Mick.

Disa mjekë kanë pretenduar se nuk janë duke dërguar më mostra për t’u testuar, për shkak se mendojnë se gripi nuk është i pranishëm.

Megjithëkëtë, shumë laboratorë janë duke e përdorur një “test të shumëfishtë” të krijuar nga CDC-ja, e cila i kontrollon mostrat edhe të koronavirusit e edhe të gripit, ka thënë Brammer nga CDC-ja.

Më shumë se 190 milionë doza të vaksinave të gripit janë shpërndarë këtë sezon, por numri i infektimeve është kaq i ulët saqë CDC-ja e ka të vështirë që t’i bëjë llogaritjet vjetore për mënyrën se sa funksionale është vaksina, ka thënë Brammer. Thjesht, nuk ka të dhëna të mjaftueshme, ka thënë ajo.

Kjo gjë, megjithatë, është duke e sfiduar edhe planifikimin e vaksinës së gripit për sezonin e ardhshëm. Një punë e tillë zakonisht nis me kontrollimin e shifrave të gripit, të cilat janë duke qarkulluar nëpër botë dhe duke parashikuar se cila nga to do të dominojnë në vitin e ardhshëm.

“Por nuk ka aq shumë viruse të gripave, të cilat mund t’i analizojmë”, ka thënë Brammer. \ AP