Lifestyle

2020-shi, viti më i nxehtë në historinë e botës

2020-shi, viti më i nxehtë në historinë e botës
 

Shkencëtarët kanë thënë se nivelet e papritura të nxehtësisë në Arktik dhe në Siberi janë faktorët kryesorë për ngritjen e temperaturës së përgjithshme. Gjatë 12 muajve të kaluar u thye edhe një rekord i ri në Evropë, pasi ky kontinent ishte 0.4 gradë celsius më nxehtë sesa gjatë vitit 2019

Londër, 8 janar (Reuters) – Të dhënat më të fundit nga satelitët evropianë kanë treguar se viti 2020 ka hyrë në statistika, bashkë me 2016-n si viti më i nxehtë në botë.

Shërbimi i Kopernikut për Ndryshimet Klimatike ka njoftuar se viti i kaluar ka qenë rreth 1.25 gradë celsius më i nxehtë se shkalla mesatare.