Para një dekade, një studim nga University College London, bëri një studim të madh ku u gjet se njerëzve u duhen mesatarisht 66 ditë për të ndryshuar mënyrën e jetës ose veset.
Tash pas shumë ditëve të izolimit për shkak pandemisë, dhe shumë muajve pa palestra, manikyre, apo injektime të botoksit, gratë përgjatë botës po përballen me të njëjtën pyetje. A do të mësohemi me një qëndrim më të lehtë ndaj bukurisë dhe fitnesit?
Apo, si të na jepet rasti, do të vrapojmë tek trajnerët tonë personalë, parukierët dhe të gjitha këto gjëra që i kemi bërë për dukjen.
Tani, në karantinë, shumë femra përreth botës, nuk zgjohen për të shkuar drejt e në trajnime, me buzë të lyera dhe flokë të rregulluara. Në vend të kësaj, zgjohen pa grim, veshin këpucët sportive, dalin për të ecur, dhe janë më pak të preokupuara më pamjen e jashtme, apo më mirë të themi, me tërë ato rutina bukurie me të cilat jemi mësuar përpara, shkruan Vogue.
Shumica e femrave tani thonë se, edhe kur kanë takime pune me Zoom, nuk e mbulojnë fytyrën me grim. Andaj pse duhet t’i kthehemi atij vesi edhe kur të vjen koha e të kemi takime sy më sy? Askush nuk thotë se nuk duhet të kujdesemi për veten, por femrat ndihen se dalë ngadalë, po ndryshojnë vlerat. Dhe po pyetemi se për kënd e kemi bërë dhe a ia ka vlejtur tërë ai mund, transmeton KOHA.
Izolimi ka bërë që shumë femra të kuptojnë se në fakt ndihen mirë në lëkurën e tyre, dhe se shumë gjëra në fakt i kanë bërë për të tjerët. Andaj po fillon një epokë e re ku ngjyra e flokëve po pranohet ashtu si është, grimi nuk është më aq i rëndësishëm, dhe ku mirëqenia dhe shëndeti janë në rrënd të parë.