Imuniteti kolektiv nuk funksionon si strategji kundër COVID-19. Në këtë përfundim ka dalë një kërkim i fundit i disa shkencëtarëve ku për studim u mor Suedia.
Shteti skandinav nuk u fut në karantinë në nivel kombëtar duke pretenduar se imuniteti kolektiv do të mbrojë popullsinë. Me këtë taktikë synohet që shumica e njerëzve të infektohet dhe të bëhet rezistente ndaj virusit, aq sa ai nuk mund të shpërndahet më.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMirëpo një analizë e University College London sugjeron që vendi është shumë larg këtij qëllimi. Vetëm 15% e popullsisë në Stockholm, kryeqytetin suedez, është infektuar deri më tani. Ky rezultat bëhet i ditur pas testimeve me antitrupa.
Për imunitetin kolektiv duhet që të infektohet të paktën 60% e popullsisë. Ndërkohë Suedia për momentin ka nivelin më të lartë të infeksioneve dhe viktimave krahasuar me vendet e tjera skandinave.
Deri më 23 qershor, në këtë vend ishin regjistruar 5.161 viktima, ose 511 viktima për 1 milionë banorë bazuar në popullsinë suedeze. /tvklan.al