Lifestyle

Ishulli i festivaleve

Ishulli i festivaleve

Në një univers paralel, sezoni i festivaleve është në kulmin e tyre, përderisa fluturimet për Mallorca e Ibiza janë të mbushura me britanikë, të gatshëm për t’i ndezur klubet e natës, mirëpo shumica e tyre janë të mbyllur.

Përderisa pandemia e koronavirusit ka shkatërruar shumë plane për këtë verë, një vend ka gjetur një mundësi tjetër. Katër festivale janë planifikuar në Maltë gjatë këtyre muajve.
Programet janë të mbushura me artistë britanikë, si Chase dhe Status, Aitch, AJ Tracey and Fatboy Slim, ku me anë të rrjeteve sociale po u tregojnë njerëzve në Britani për çmimet e fluturimeve dhe festivaleve.
Malta ka popullsi prej 450 mijë banorëve dhe ka pasur 701 raste dhe nëntë të vdekur nga koronavirusi.
Vendi varet shumë nga turizmi, gati gjysmë milioni britanikë e vizitojnë çdo vit. Tashmë është në listën e vendeve me dritë të gjelbër për të udhëtuar nga qeveria.
Por nuk është e çuditshme se ka edhe shqetësime se çfarë mund të ndodhë nëse një numër i madh i njerëzve grumbullohen në atë ishull.
Festivalet, si “Hythm + Waves”, “Escape 2 the Island”, dhe “BPM Festival” dhe “Mi Casa” po reklamohen online.
Një tjetër festival i ishullit, “Back to the Future”, u anulua për shkak të shitjes së paktë të biletave.
DJs Friction dhe Eats Everything kanë thënë se u larguan për shkak të masave të sigurisë, ndërkaq kompania e cila i drejton festivalet thotë se banorët e Maltës janë të lumtur për t’i mirëpritur britanikët.
“Turizmi luan rol shumë të rëndësishëm në ekonominë e vendit tonë”, ka thënë Nick Spiteri, drejtues i “365 Entertainment”. “Hotelet, restorantet, taksistët dhe klubet e natës po i mirëpresin këto festivale – do ta shpëtojnë këtë sezon”, ka shtuar ai.
Kompania e tij ka organizuar ngjarje në Maltë për më shumë se 20 vjet, duke përfshirë këtu “Annie Mac's Lost and Found Festival” dhe “Creamfields Malta”.
Nicky ka thënë se ka qenë duke punuar me qeverinë për të sjellë një numër të masave të sigurisë – të tilla si kontrollimi i temperaturës në hyrje, stacione sanitare dhe hapa që të mbahet distanca dy metra gjatë tërë kohës.
“Uno (një nga lokacionet e festivalit) ka kapacitet për 8,000 njerëz, por do ta kemi edhe një fushë ngjitur me të, e cila mund të zërë deri në 20,000 njerëz me hapësira për pushim dhe ushqim – kështu që në parim ka hapësirë me kapacitet për 28,000 persona për 9,000 bileta të shitura”, ka thënë ai.