Marka luksoze italiane, “Gucci”, e ka lansuar kampanjën e koleksionit më të ri të tyre, që është i parI i linjës së produkteve “Gucci Circular Lines” të dizajnuara nga Alessandro Michele. Por e veçanta e këtyre produkteve është se ajo janë krijuar nga materiale të ricikluara, organike dhe të qëndrueshme.
Fushata reklamuese me titull “Off The Grid” i përfshinë yje të talentuar nga fusha të ndryshme si: Jane Fonda, Lil Nas X, King Princess, Miyavi dhe David de Rothschild.
Produktet janë pjesë e përpjekjes dhe angazhimit të fundit të markës “Gucci” për ta zvogëluar përdorimin e karbonit neutral, që do të thotë se shtëpia e famshme e modës italiane po punon në eliminimin maksimal të përdorimit të gazit në të gjitha prodhimet. Kështu, “Gucci” shndërrohet në një prej kompanive të pakta të modës që e kursejnë natyrën dhe e mbështesin biodiversitetin.
Ky koleksion i veçantë përbëhet nga çanta të përmasa të ndryshme, kuleta, gjashtë modele këpucësh, tri lloje të kapelave, dy panë pantallonash dhe tri xhaketave të ndryshme.
Çmimet e produkteve sillen nga 175 dollarë deri në 1.500 dollarë.