Në botën e mirëmbajtjes së shtëpisë është mirë që herë pas here të bëhet zëvendësimi i disa gjërave, si p.sh mbulesat e jastëkut apo peshqirët. Por, ka edhe gjëra shtëpiake të cilët duhet patjetër t’i ndërrojmë, dhe atë sa më shpesh që është e mundur.
Nëse i përdorni këta artikuj më shumë se që duhet, atëherë rrezikoni në shpërndarjen e baktereve, papastërtive apo pluhurave, nëpër gjithë shtëpinë.
Lajmi i mirë është se: zëvendësimi i këtyre artikujve esencial nuk merr shumë kohë. Prandaj ndajeni kohën dhe futini në listën e detyrave ditore, në mënyrë që t’i shmangeni pasojave që ato mund të shkaktojnë.
Sfungjeri i kuzhinës
Me siguri keni dëgjuar për këtë edhe më parë, por ia vlen të përsëritet: sfungjerët poroz të kuzhinës janë terren përfundimtarë i mbarështimit të mikrobeve. Dhe hulumtimet e fundit tregojnë se trikat për pastrimin e sfungjerëve të vjetër nuk funksionojnë. Prandaj, zgjidhja e vetme është t’i zëvendësojmë ata sa më shpesh që është e mundur. Kështu ju e evitoni përhapjen e mikrobeve të ndryshme si, Escherichia Coli dhe salmonela, në secilën enë që jeni duke e pastruar.
Sa shpesh duhet ndërruar: Të paktën një herë në javë. Ose konsiderojeni një sfungjer alternativ, që mund të jetë një sfungjer prej silikoni.
Jastëkët e shtratit
Hulumtimet zbulojnë se pas dy vjetëve të përdorimit të jastëkut, më shumë se një e treta e peshës së tij përbëhet nga merimangat e pluhurit (të gjalla ose të vdekura) dhe lëkura e vdekur.
Sa shpesh duhet ndërruar: Nëse posedoni jastëk sintetik të cilin nuk e pastroni kurrë, atëherë duhet ta ndërroni atë çdo 6 muaj. Nëse e pastroni jastëkun tuaj të paktën dy herë në vit, atëherë ata mund të qëndrojnë pa u ndërruar për një periudhë tri vjeçare.
Sfungjerët e trupit
Një sfungjer i tushit është njësoj sikurse sfungjerët e kuzhinës. Fatmirësisht, nuk kanë nevojë të jenë shumë të pastër sikurse sfungjerët e kuzhinës, por megjithatë, mbledhin shumë baktere të cilat rriten nga lagështia e cila mbetet në ambient pas tushit.
Sa shpesh duhet ndërruar: Sfungjerët e trupit duhet ndërruar çdo dy muaj. Sepse, përveç që përhapin baktere në trup, ato gjithashtu me kalimin e kohës e humbin formën, çka bënë të mos e kryejnë efektin e duhur.
Kutitë e vjetra të plastikës për ruajtjen e ushqimit
Kur blini kuti të plastikës për ruajtjen e ushqimit, me siguri e vëreni që ato e përmbajnë një afishe e cila iu siguron se ato nuk e përmbajnë kemikatin e njohur me emrin “Bisphenol A”. Por ky kemikat i plastikës për të cilin shumica besojnë se mund të ndikojë në zhvillimin e fëmijëve, dikur ka qenë shumë i zakonshëm në përbërjen e çdo kutie të plastikës. Prandaj, preferohet që t’i largoni nga përdorimi të gjitha kutitë e plastikës për ruajtjen e ushqimit, të cilat i keni bletë para shumë kohe.
Sa shpesh duhet ndërruar: Hidhni të gjitha kutitë e vjetra për ruajtjen e ushqimit, dhe mundohuni të përdorni opsione më të sigurta të tyre, siç mund të jenë kutitë prej qelqi.