Tradita familjare në rrobaqepësi dhe pasioni për kollare unike kanë bërë që disenjatori nga Gjakova Elzan Lama të nxjerrë në treg dizajnet e tij unike të kollareve, duke i ikur modeleve shabllone të cilat jemi mësuar t’i shohim zakonisht.
Kollaret e brendit “Elzan Lama Creatif” gjenden në treg në mënyrë online që prej kohesh. Kështu Lama edhe ne pandemi ka vazhduar punën duke krijuar maska mbrojtëse me materiale dhe dizajne unike.
Disenjatori ishte i ftuar në emisionin “Fashionista” në KTV, për të rrëfyer më shumë për punët e tij rreth kollareve.