Dukesha e Sussexit ka lënë gjurmë të rëndësishme në industrinë e modës, me zgjedhjet e saj në veshje prej se i është bashkuar familjes mbretërore.
Prej se u bë i ditur lajmi i fejesës së princit Harry me ish aktoren amerikane, në nëntor të vitit 2017, shtëpitë e ndryshme të modës, disenjatorë të shumë dhe marka të njohura të veshjeve, kanë shprehur dëshirë ta veshin Dukeshën me koleksionet e tyre, derisa adhuruesit e familjes mbretërore, gazetarët e fotografët e shumtë, me padurim ka pritur të shohin se çfarë ka zgjedhë të vesh, Meghan Markle, në çdo paraqitje të saj publike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërgjatë vjetëve, anëtarët e familjes mbretërore kanë zgjedhur të vishen nga marka dhe disenjatorë të caktuar të modës të tillë si, Brandon Maxwell, Roland Mouret, “Dior” dhe “House of Nonie”.
Por efekti i Dukeshës së Sussexit me ardhjen e saj në Britani të Madhe, ka sjellë edhe disa ndryshime. Përveç markave të njohura, Markle shpesh është parë e veshur nga kompani dhe dyqane më të përballueshme për nga çmimi, si: “Marks and Spencer”, “Reiss” dhe “H&M”.
Ndërsa ndër markat e preferuara të saj mbetet shtëpia e modës “Givenchy”, e cila po ashtu është përkujdesur për fustanin e saj të nusërisë, të cilin e kishte veshur në dasmën e sa me princin Harry.
Këto konsiderohen disa prej veshjeve më të mira të Dukeshës së Sussexit, Meghan Markle:
{gallery}