Lifestyle

A e përhapin fëmijët koronavirusin?

 

Shkollat ​​kanë filluar të rihapen, por shkencëtarët ende po përpiqen të kuptojnë se si ndikon koronavirusi te fëmijët.

Roli i fëmijëve në përhapjen e koronavirusit ka qenë një ndër pyetjet kryesore që nga ditët e para të pandemisë. Tani, pasi disa vende po lejojnë shkollat ​​të fillojnë rihapjen pas disa javësh të mbyllura, shkencëtarët po përpiqen t’i japin përgjigje këtij problemi.