Lifestyle

Përparësitë e jogës në kohën e karantinës

Në ditët kur masa parandaluese për shpërndarjen e koronavirusit obligon të gjithë që të rrinë në shtëpi dhe të evitojnë sa më shumë daljet, është shtuar gjithnjë e më shumë interesimi për aplikimin e ushtrimeve, jogës apo meditimit në shtëpi.

Në emisionin “Express” të KTV-së, përmes lidhjes direkte, sot trajnere e jogës Shpresa Rrahmani, ka treguar se sa e nevojshme është bërja e jogës këto ditë.

Ajo ka thënë se ndikon drejtpërdrejt në gjendjen emocionale dhe fizike të njeriut, prandaj, të paktën 20 minuta gjatë ditës janë domosdoshmërish.

Po ashtu, për të gjithë shikuesit e grupit KOHA, Rrahmani ka zgjedhur të bëjë disa ushtrime për të cilat thotë se janë të nevojshme për përditshmërinë tonë.

Shikoni videon.