Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Ndryshimet hormonale nxisin dhimbjet e kokës

Uji me limon e kripë ofron lehtësim të menjëhershëm për dhimbjet e forta të kokës.

Ndryshimet hormonale janë një arsye madhore sa i përket shfaqjes së dhimbjeve të kokës dhe migenës.

Numri i njerëzve që vuajnë nga migrena arrin në miliona, dhe gratë janë tre herë më të predispozuara të preken nga këto dhimbje se burrat.

Studimet klinike të cilave u referohet AgroWeb.org, tregojnë se struktura e sëmundjes tek një grua mund të ndryshojë gjatë shtatzanisë apo pas menopauzës.

Rreziku i shfaqjes së migrenës tek burrat dhe gratë rritet edhe nga faktorë të tjerë.

Edhe Ndryshimet hormonale nxisin dhimbjen e kokës, shmangni këto ushqime Lifestyle Ndryshimet hormonale nxisin dhimbjen e kokës, shmangni këto ushqime

Për shembull, migrena mund të jetë e trashëgueshme dhe rreziku është më i lartë tek fëmijët apo të afërmit e brezit të parë.

Mosha është një tjetër faktor rreziku.

Njerëzit mund të vuajnë nga migrena nga mosha 15 deri në moshën 55 vjeç.

Megjithatë, sulmi i parë i dhimbjeve vërehet përpara moshës 40 vjeçare.

Faktorë të tjerë rreziku të migrenës janë: tensioni i lartë i gjakut, ankthi, depresioni, ishemia dhe epilepsia.

Ushqimet Më Të Këqija Për Migrenën

Kafeja

Sipas të dhënave, të cilave u referohet AgroWeb.org, njerëzit që konsumojnë më shumë se 540 mg kafeinë në ditë janë 10 përqind më të rrezikuar nga dhimbjet e kokës dhe migrena.

Ekspertët rekomandojnë që të mos konsumoni më shumë se 400-500 mg kafeinë në ditë që përkthehet në 3-4 filxhanë kafeje në ditë.

Njerëzit që duan të heqin dorë nga kafeja duhet ta bëjnë atë gradualisht dhe jo menjëherë.

Edhe Uji me pak kripë mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes nga migrena e shpeshtë Lifestyle Uji me pak kripë mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes nga migrena e shpeshtë

Çokollata

Disa aminoacide tek çokollata kanë aftësinë të nxisë dhimbjet, sidomos tek njerzit që vuajnë nga migrena.

Ëmbëlsuesit Artificialë

Ëmbëlsuesit artificialë rrisin rrezikun e migrenës dhe dhimbjeve të kokës.

Këto ëmbëlsues gjenden në shumë prej pijeve dhe ushqimeve të përpunuara.

Mishi i Përpunuar

Substancat artificiale që gjenden tek mishrat e përpunuar kanë lidhje me shfaqjen e migrenës tek disa njerëz.

Në këtë kategorizim mendohet të luajë një rol edhe përmbajtja e mikrobiomës në stomak.

Kura Natyrale

Më poshtë gjeni një trajtim natyral i cili përmban tre përbërës dhe ofron lehtësim të menjëhershëm për dhimbjet e forta të kokës. Ju duhet një gotë e mbushur tre çerek me ujë, lëngu i një limoni dhe një lugë çaji me kripë (jo të mbushur plotë).

Edhe Çka e shkakton migrenën dhe si mund të lehtësohet? Lifestyle Çka e shkakton migrenën dhe si mund të lehtësohet?

Përziejini së bashku dhe pijeni lëngun menjëherë.

Për saktësi, duhet të dini që kripa që duhet të përdorni duhet të jetë e një cilësie të mirë, rekomandohet kripa rozë e njohur me emrin kripa e himalejeve (e gjeni në dyqane dhe markete) por mund të përdoret edhe kripa e zakonshme.