Fëmijët në PFF kanë mësuar për jogën dhe praktikimin e saj nga fëmijët. Ata kanë vizituar Urban Yoga në Prishtinë, ku nga mësueset Rina dhe Agnesa Mehmeti kanë mësuar shumë gjëra për jogën.
Çfarë është? Pse është e dobishme? A munden edhe fëmijët të ushtrojnë joga dhe nëse po prej cilës moshë mund të fillojnë? Si u ndihmon fëmijëve joga mund ta mësoni në videon e mëposhtme, transmeton KTV.
Ky material ishte në kuadër të emisionit të 18 të Programit Fluturues të Fëmijëve në KTV, përmes së cilit fëmijët njihen me shkronjën J.
këtë sezon të PFF fëmijët mësojnë për shkronja, numra, forma dhe gjëra të tjera mjaft interesante.