Lifestyle

Orkidea pastron ajrin e shtëpisë, qetëson nervat dhe dhimbjen e kokës

Përveç që janë të bukura dhe dekorojnë shtëpitë tona, bimët mund të shndërrohen në agjentë të pastrimit të ajrit. Sipas NASA-s disa lloje të bimëve mund të veprojnë si filtër duke eliminuar substanca të ndryshme të dëmshme: ky është rasti për orkidetë, transmeton Koha.net një shkrim të Italmed.

Formaldehidi, benzeni, xileni ose triklorethileni janë vetëm disa nga substancat që janë të pranishme në ajrin e shtëpive tona, të lëshuara nga bojërat, pajisjet, produktet e pastrimit apo edhe mobiljet. Orkidet janë padyshim ndër bimët më të bukura estetike, por edhe më efektive në bllokimin e këtyre substancave të dëmshme, veçanërisht ksilenit, të pranishëm në ngjyra. Vendosja e një orkide në dhomë gjumi bën pastrimin e ajrit. Por, përfitimet e orkideve nuk mbarojnë këtu: duke përthithur ksilen, duke prodhuar oksigjen dhe duke bllokuar dioksidin e karbonit, ato gjithashtu ndihmojnë në parandalimin dhe lehtësimin e dhimbjeve të kokës dhe qetësimin e nervave. /Italmed/