Lifestyle

20 emrat më të popullarizuar për qen

Nëse po planifikoni të merrni një qen ose po mendoni se si t’ia vëni emrin kafshës tuaj të re, lista e emrave më të njohur të qenve në botë, mund të jetë një frymëzim i mirë.

Pronarët e qenve, jo rrallë, marrin frymëzim për emrat e kafshëve shtëpiake nga yjet dhe personazhet e preferuar të televizionit, filmit dhe muzikës deri te emrat klasikë si Max, King, Riki, Maze dhe Luna.

Viteve të fundit, gjithnjë e më shumë qen kanë emra edhe të njerëzve.

Sidoqoftë, emrat klasikë të qenve janë ende më të njohurit, dhe KOHA ua sjell një listë me 20 emrat më të njohur për qentë meshkuj dhe femra, që nuk do të dalin kurrë nga moda. Emrat janë përzgjedhur nga revista “Rover” dhe ishin më të popullarizuarit gjatë vitit 2021. Për vitin 2022, ende nuk është bërë lista.

Dhjetë emrat më të njohur për qentë femra:

  1. Bella
  2. Lucy
  3. Molly
  4. Maggie
  5. Chloe
  6. Lola
  7. Zoe
  8. Lily
  9. Emma
  10. Ruby

Dhjetë emrat më të njohur për qentë meshkuj:

  1. Max
  2. Charlie
  3. Buddy
  4. Rocky
  5. Jack
  6. Toby
  7. Cody
  8. Lucky
  9. Oscar
  10. Teddy