Sidnej, 16 shtator – Nuk është e provuar që tabletat e magnezit mund të jenë të dobishme për shëndetin mendor, ndërsa konfirmohet efikasiteti i shtesave Omega-3 si një trajtim plotësues kundër depresionit, janë konkluzionet e bëra nga Instituti i Kërkimit Shëndetësor i Universitetit të Sidnejit Perëndimor, transmeton atsh shkrimin e ANSA-s.
Studimi, i udhëhequr nga docenti Jerome Sarris dhe sapo i botuar në revistën ”World Psychiatry”, analizoi të dhënat e më shumë se 10 mijë njerëzve me çrregullime të shëndetit mendor, të mbledhura përmes provave rastësore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk ka prova bindëse se magnezi ndihmon në trajtimin e çdo çrregullimi mendor. Megjithëse mungesa e magnezit ka tendencë të jetë më e zakonshme te njerëzit me gjendje psikiatrike, nuk vërtetohet se minerali është i dobishëm për trajtimin”, përfundon Sarris.
Përkundrazi, ka prova më të forta mbi përdorimin e omega-3 për trajtimin e depresionit.
Përdoren në kombinim me antidepresantët dhe janë më efektive sesa ilaçet të vetëm.
Disa studime tregojnë gjithashtu se ka përfitime modeste në trajtimin e simptomave të çrregullimit të deficitit të vëmendjes, por jo në trajtimin e skizofrenisë ose kushteve të tjera.